Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi mori pjesë në konferencën “Mësuesi dhe Mësimdhënia Online”, organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan në kuadër të “Muajit të Mësuesisë” në bashkëpunim edhe me zyrat vendore arsimore të bashkive të Qarkut të Elbasanit.

Në publikimin e saj në rrjete sociale, Ministrja Kushi shprehet se “Kryefjalë e këtij takimi ‘online’ ishin ndikimi i pandemisë në arsim, sfidat e reja, si dhe angazhimi i të gjithë aktorëve për të minimizuar efektet në të gjitha nivelet e arsimit”.

Gjatë konferencës, ajo ka vlerësuar angazhimin e jashtëzakonshëm të të gjitha institucioneve arsimore, mësuesve, nxënësve, prindërve, studentëve e pedagogëve, duke bërë maksimumin në përshtatjen me realitetin e ri./tvklan.al