Kylie Jenner ka konfirmuar shtatzaninë e saj të dytë me të dashurin reperin Travis Scott.
Modelja 24 vjeçare e bëri publike ardhjen nëpërmjet një video të shkurtër në Instagram këtë të martë.
Spekulimet për një shtatzaninë e saj kishin kohë që qarkullonin në rrjet dhe fansat ishin të bindur për lajmin.
Në videon e postuar ajo shihet duke i dhënë lajmin e lumtur të dashurit dhe familjarëve të saj, dhe ku tregon gjithë rrugëtimin gjtë pritjes së ëmbël.
Lidhja e Jenner dhe Travis Scott ka nisur lidhjen e tyre në 2017, ku çifti priti dhe vajzën e tyre të parë Stormi, e cila gjithashtu shihet shumë e lumtur për lajmin në klipin e postuar.