Kylie Jenner është shtatzënë për herë të dytë. Lajmin e ka bërë publik për mediat amerikane, i ati Kejtlin i shndërruar në grua në vitin 2015, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga vetëm influencuesja dhe modelja më e famshme e rrjeteve sociale.

Shtatzëninë e parë me vajzën Stormi që erdhi në jetë 3 vite më parë, ajo arriti ta mbajë sekret shumë mirë para syve të mediave, të cilat deri në muajt e fundit nuk e vunë re falë linjave perfekte.

Nuk dihet nëse zbulimin, i ati ia ka bërë pa dëshirën e saj.

Por për shtatzëninë e parë kur ajo ishte vetëm 21 vjeç, Kylie u shpreh se dëshironte ta mbante sekret deri në fund së bashku me bashkëshortin Trejvis Skot, pasi në atë kohë ndihen ende e vogël për të pasur një fëmijë.

Kylie Jenner ka në plan të ketë deri në 7 pasardhës.

Tv Klan