Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Komisioni Zgjedhor në Bashkinë e Gjirokastrës vazhdon rishikimin e listave të votuesve. Aktualisht anëtarët e komisionit, po bëjnë verifikimet emër për emër të të gjithë zgjedhësve. Në bashkëpunim me punonjësit e gjendjes çivie po bëhen korrigjimet në lista. Kryetari i Komisionit Zgjedhor për Bashkinë e Gjirokastrës Llazi Jani, pohon se ka pasur kontestime nga PD, lidhur me emrat e personave të vdekur, të cilët figurojnë në listat e zgjedhësve.

Llazi Jani:- “Po punojmë me çregjistrimin e të vdekurve, që kanë disa vjet që nuk janë hequr nga listat. Gjithashtu dhe me rregullimin e rekordeve emër për emër. Ne deri në fund të muajit jemi në gatishmëri për të bërë këto rregullime”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego