Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Sipas Klan News një 22-vjeçare e infektuar me Covid ka ndërruar jetë, e cila para dy javësh kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.

E reja prej disa ditësh ishte e shtruar në spital dhe ka qenë në intubim, por sot ka humbur betejën me Covid dhe ka ndërruar jetë.

22-vjeçarja foshnjën e solli në jetë me operacion dhe pse ishte në gjendje të rëndë nga Covid. Ndërkohë foshnja mësohet se gëzon shëntet të plotë./tvklan.al