Lajme nga bota: Sot dhe tre shtete të cilat e kanë ndjerë shumë hijen ruse janë rreshtuar në anën e forcave të NATO-s. Por Rusia ka reaguar negativisht. Moska ka deklaruar që zgjerimi i NATO-s në Evropë nuk siguron integritetin dhe sigurinë e kësaj të fundit.

Amerika s’është dakort me krijimin e Shtetit Palestinez. Ajo ka reaguar ndaj vendimit të liderit palestinez Arafat, i cili ka shpallur datën 4 Maj si ditën e krijimit të Shtetit të Pavarur Palestinez. Mendimi amerikan është për shtyrjen e një hapi të tillë të paktën deri pas datës 17 Maj, datë kur Izraeli do të zhvillojë votimet për zgjedhjet e reja./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori