#lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 13 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Rama: Tenderat do të kryhen nga “IA”. Neutralizojmë burimin e qelbit të korrupsionit

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se shumë shpejt tenderat dhe prokurimet publike do të kryhen nga Inteligjenca Artificiale me qëllim neutralizimin e korrupsionit. Ai tha se teknologjia inovative do të përfshihet në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Ambasadori i BE: SPAK ka rezultate konkrete. Presion nga politika? Nuk duket i shqetësuar

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gozato thotë se SPAK po arrin rezultate konkrete në luftën ndaj korrupsionit. I pyetur nëse Prokuroria e Posaçme është nën presionin e politikës ai tha se Dumani nuk dukej i shqetësuar për këtë.

“Le Figaro” fton lexuesit të vizitojnë Shqipërinë: Male, lugina dhe lumenj, natyrë e egër për aventura

Gazeta prestigjioze franceze “Le Figaro” tërhequr vëmendjen e lexuesve të saj të vizitojnë Shqipërinë duke vlerësuar natyrën e veçantë të përshtatshme për aventura. Në një reportazh të saj vlerësohet natyra, por edhe kultura dhe historia e vendit.

Kalim pa kontrolle për 9 muaj në Morinë. Balla dhe Svelça firmosin marrëveshjen

Për 9 muaj të vitit kalimi në pikën kufitare të Morinës do të jetë pa kontrolle dokumentesh duke krijuar lehtësi qarkullimi për shtetasit e të dy vendeve. Marrëveshja u firmos nga ministrat e Brendshëm Taulant Balla dhe Xhelal Sveçla.

Irani nis sulmin ajror ndaj Izraelit. Tel Avivi: U lëshuan dhjetëra  dronë drejt nesh

Ministria e Mbrojtjes së Izraelit bëri të ditur se Irani ka lëshuar dhjetëra dronë në drejtim tyre. Lajmi është konfirmuar dhe nga zyrtarë amerikanë. Sakaq presidenti amerikan Xho Bajden kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të mbledhë Këshillin e Sigurisë.

“Euro 2024”, Italia synon finalen. Mediat: Rivale grupi ka vetëm Spanjën dhe Kroacinë

Duhen edhe 2 muaj nga nisja e Europianit, por në mediat italiane kanë nisur analizat se sa larg mund të shkojë skuadra e Luçiano Spaletit. Në analizat e tyre, shihen si rivale të forta të grupit Spanja dhe Kroacia duke mos i dhënë shanse Shqipërisë./tvklan.al