#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 24 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Amnistia penale, 780 të dënuar lënë sot qelitë, përfitojnë ulje 800 të tjerë

Të dënuarit që përfitojnë nga amnistia penale nisën sot të lënë qelitë e burgut. 780 persona që vuanin dënime për vepra penale jo të rënda u liruan menjëherë, ndërsa 800 të tjerë përfitojnë ulje nga ligji i votuar pak javë më parë në kuvend.

Reportazhi i “Rai 3” për paktin për emigrantët, Rama: Gënjeshtra e shpifje brutale ndaj Agaçit

Kryeministri Edi Rama reagon serish ndaj emisionit “Report” në Rai 3, duke thënë se gazetari shpifi kundër sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçit dhe se Shqipëria u baltos për shkak të sulmeve ndaj Xhorxhia Meloni.

Mandati i Olta Xhaçkës, sërish në Kushtetuese. Bardhi: GJK të vërë në vend dinjitetin e përdhosur nga PS

Partia Demokratike i kërkon sërish Gjykatës Kushtetuese që t’i heqë mandatin deputetes Olta Xhaçka. Kryetari i grupit parlamentar, Gazmend Bardhi thotë se kjo gjykatë duhet të vërë në vend dinjitetin e përdhosur nga mazhoranca.

Balla takon presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit për sigurinë

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e Sigurisë. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla diskutoi për këtë çështje në Abu Dabi me presidentin e Emirateve, sheikun Muhamed Bin Zajed Al Najan.

Ligji për “nënat surrogato”, Koçiu: Nuk është draft final. Mjekët: Ndihmon gratë me probleme shëndetësore

Ministrja e Shëndetësisë sqaron se projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues, që ka shkaktuar debate, nuk është përfundimtar dhe mund të ndryshojë. Mjekët thonë se lindjet surrogato ndihmojnë gratë me probleme shëndetësore.

“RMV” voton sot për presidentin e ri. Shtatë kandidate në garë, 2 prej tyre shqiptarë

Maqedonia e Veriut votoi sot për të zgjedhur presidentin e ri ndërsa kutitë e votimit u mbyllën 30 minuta më parë. Në garë janë 7 kandidatë, 2 prej të cilëve shqiptarë. Rezultatet e para zyrtare priten para mesnatës.

Teknologjia në ndihmë të Kombëtares. Analizë me video, mund të bëhen sugjerime gjatë ndeshjes

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ndihmohet në Europian edhe nëpërmjet video-analizës. Lektori i video-analizës në Federatën e Futbollit, Alariko Rosi thotë se nëpërmjet kësaj teknologjie mund të bëhen sugjerime edhe gjatë ndeshjes.

/tvklan.al