#lajme, #edicioniinformativ ora 23:45 data 25 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 25 Prill 2024

Rama, në mediat italiane: Nuk më ndalon njeri të mbroj Shqipërinë

Kryeministri Rama vijon polemikat me gazetarin italian të emisionit “Report” ne Rai 3. Kreu i qeverisë insiston se programi kishte të pavërteta. Nw  dhe e sfidon gazetarin për t’u përballur “live” në studio.

Opozita kërkon rikthimin e koalicioneve/ Bylykbashi: Mazhoranca nuk do që emigrantët të votojnë

Opozita këmbëngul në rikthimin e koalicioneve parazgjedhore sipas modelit të para vitit 2020. Demokratët akuzojnë mazhorancën se po pengon emigrantët që të votojnë dhe shprehen kundër sistemit me prim.

“Steven Hall”, fituesi i projektit “Expo Albania”. Rama: Një nga gjërat që Shqipëria ka shumë nevojë

Projekti i studios amerikane “Stiven Hall” u shpall fitues për “Ekspo Albania”, një vend i posaçëm për panairet. Kryeministri Rama e quajti një prej gjerave që Shqipëria ka më shumë nevojë. Interes për këtë projekt shfaqën 60 studio projektuese.

Rriten me 47% vizitat e të huajve në Mars.INSTAT: Kryesojnë turistët europianë

“Boom” turistik edhe për muajin mars. Instituti i Statistikave raporton se 1.15 milionë të huaj e vizituan Shqipërinë gjatë muajit të shkuar, ç’ka shënon një rritje me 35.9%. Vendin e pare e mbajnë turistët nga Europa. 

Presidenti i RMV do të zgjidhet në balotazh.Davkova fiton bindshëm raundin e parë të votimeve

Maqedonia e Veriut do ta zgjedhë presidentin e ri në balotazhin e 8 majit, në një garë mes Gordana Davkovës dhe Stevo Pendarovskit. Bujar Osmani doli i treti. Opozita e Kosovës akuzon Albin Kurtin se përçau shqiptarët duke i lënë jashtë balotazhit.

Macron: BE të shkëputet nga vasaliteti ndaj SHBA.“Koha që europianët të marrin në dorë fatin e vet“

Presidenti francez Emanuel Makron shkund Bashkimin Europian dhe i kërkon të shkëputet nga vasaliteti ndaj Shteteve të Bashkuara. Shefi i Elizese deklaron se është koha që europianët të marrin në dorë fatin e tyre.

Turi i kupës së Euro 2024, trofeu ndalet në Berlin. Policia pajiset me sisteme anti-drogë

Kupa e Kampionatit Europian të Futbollit ndalet ne stadiumin Olimpik te Berlinit, si pjese e turit te saj ne qytetet kryesore te Gjermanisë. Teksa Europiani po afron, policia gjermane pajiset me sisteme anti-dronë për të garantuar sigurinë.

/tvklan.al