#lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 9 Gusht 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Cico

Headline 9 Gusht 2022

Rama në Turqi me ftesë të Erdogan. Në fokus bashkëpunimi dhe projektet e përbashkëta

Kryeministri Rama udhëton drejt Turqisë me ftesë të presidentit Rexhep Taip Erdogan. Rama ka paralajmëruar një takim të rëndësishëm pune ku fokus është bashkëpunimi dhe zbatimi i projekteve në mes të dy vendeve.

Berisha: Kriza energjetike për shkak të qeverisë. 300 mijë ton naftë hyjnë kontrabandë, qeveria e di

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bën përgjegjëse qeverinë për krizën energjetike. Ai tha se 300 mijë ton naftë hyn kontrabandë në vend me dijeninë e qeverisë ndërsa premton mbështetje për qytetarët kur të vijë në pushtet.

Bordi ul me 4 Lekë çmimin e naftës. Benzina 200 Lekë/L, gazi nuk ndryshon

Bordi i Transparencës vendosi sot të ulë me vetëm 4 lekë për litër çmimin e shitjes së naftës me pakicë. Benzina rritet me 1 lek ndërsa gazi nuk ndryshon. Ndryshimet vijnë kur bursa, çmimet e naftës bruto po pësojnë rënie drastike.

34 vatra zjarri në 24 orë. 9 mbetën aktive. Situatë problematike në Shkodër, Mat e Durrës

Mbetet problematike situata nga zjarret në vend sidomos në Shkodër, Mat dhe Durrës. Ministria e Mbrojtjes thotë se nga 34 zjarre te konstatuara në 24 orët e fundit, 9 janë aktive. Autoritetet lokale thonë se zjarret janë të qëllimshme.

Java e dytë e Gushtit nis me “bum” pushuesish, hotelet e prenotuara në Vlorë dhe në Shtator

Java e dytë e gushtit ka nisur me një “bum” pushuesish në plazhet shqiptare. Turistë të shumtë të huaj, por edhe ato qe vijnë nga Kosova po mbipopullojnë plazhet shqiptare. Hotelet e Vlorës thonë se janë prenotuar edhe për shtatorin.

FBI kryen kontrolle në shtëpinë e Donald Trump. Sekuestrohen dokumente konfidenciale të ish-presidentit

Hetuesit e FBI-së ndërhynë në rezidencën e Donald Tramp për të sekuestruar dokumente konfidenciale që ish-presidenti nuk i kishte dërguar në Arkiv. Tramp tha se kjo ishte një ditë e errët, që nuk i kishte ndodhur asnjë presidenti më parë.