Suns fiton lojën e pestë, Denver triumfon pas 2 overtime

Suns fituan lojën e pestë kundër Lakers me rezultatin 115-85. LeBron James realizoi 24 pikë, 5 ribaunde dhe 7 asiste për ekipin nga Los Anxhelesi, por nuk e shmangu humbjen. Skuadrës i mungoi Anthony Davis, protagonist në ndeshjen e 2-të dhe të 3-të. Rezultati është 3-2 në serinë e play off-it në favor të Suns. Sfida e radhës është mundësia e fundit për Lakers për të mos u eliminuar që në turnin e parë.

Nets mundi Celtics me rezultatin 123-109 në lojën e pestë dhe siguroi kualifikimin për në gjysmëfinalen e Konferencës së Lindjes. Në parket u dallua për fituesit James Harden që realizoi 34 pikë, 10 ribaunde dhe 10 asiste. Suksesi erdhi edhe falë Airving me 25 pikë të shënuara dhe Durantit me 24 pikë dhe 4 ribaunde. Jason Tatum udhëhoqi Celtics në këtë përballje, ku realizoi 32 pikë, 9 ribaunde dhe 5 asiste, por kundërshtarët ishin më të fortë. Rezultati final në serinë e play of është 4-1. Rivali i radhës për ta do të jetë ekipi i Bucks.

Denver mundi Portland 147-140 në përballjen e pestë në serinë e play off dhe tani udhëheq 3-2. Që fituesi të vendosej, u desh që të aplikohej dy herë koha shtesë. Tani Denver janë vetëm një hap larg eliminimit të Portlandit. Lillard u tregua i jashtëzakonshëm, ai shënoi 55 pikë, 10 asiste dhe 6 ribaunde. Në total realizoi 12 tripikësha, duke vendosur rekord në play off. Por loja në grup e Denverit triumfoi, e po ashtu edhe Jokic bëri një paraqitje mjaft të mirë me 38 pikë, 11 ribaunde dhe 9 asiste.

Klan News