Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar se ministri Sergei Lavrov është izoluar për shkak të një kontakti me një person pozitiv.

Në njoftim bëhet me dije se të gjitha takimet e parashikuara të zhvilloheshin këtë javë do të shtyhen për një kohë tjetër.

Kështu që ministri Lavrov nuk do udhëtojë dot drejt Serbisë dhe Bosnjës, duke anuluar turin e tij Ballkanik.

Deri tani mësohet se ai është mirë dhe nuk ka shenja të sëmundjes, por do i nënshtrohet testi për të parë nëse është i infektuar apo jo.

Më herët ministri i Jashtëm i Turqisë zhvilloi një vizitë në Athinë ku takoi Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm, dhe me udhëheqësin e opozitës Alexis Tsipras.

Ndërkohë në Rusi po vijon të përhapet me shpejtësi COVID-19 dhe në 24 orët e fundit u shënuar shifrat më të larta me raste të reja si dhe viktima./tvklan.al