Kurti: Padrejtësi ndaj partisë që fitoi zgjedhjet 

Avdullah Hoti është kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës e cila synon të qeverisë vendin pas shkarkimit të qeverisë Kurti.

Presidenti tashmë zyrtarisht ka kërkuar emrin e mandatarit nga kjo parti e cila thotë se mund të krijojë qeverinë bashkë me AAK-në Nismën dhe minoritetet, Hoti, tha se sfida e parë që do të përballet Qeveria e re e Kosovës, do të jetë pandemia Covid-19.

Sfidën e parë do ta kem menaxhimin e pandemisë dhe e dyta, rimëkëmbja e ekonomisë.

Pasojat nga pandemia do të jenë bukur të mëdha. Krahas kësaj, Hoti tha se sfidë tjetër mbetet çështja e dialogut me Serbinë. Derisa ka premtuar se do të bashkëpunoj edhe me Vetëvendosjen. Por kryeministër në detyrë Kurti ka vlerësuar se po i bëhet e padrejtë partisë së parë.

Ndërsa pak minuta pasi i kërkoi zyrtarisht emrin e mandatarit LDK-së, presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të Quintit.

Tv Klan