LDK këmbëngul për postin e kryeparlamentarit

LDK këmbëngul për postin e kryeparlamentarit

15:55 15/01/2020

Osmani: Strukturat do të vendosin për negociatat

Propozimeve të Vetëvendosjes, Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur me një tjetër propozim. Siç citohet të ketë thënë për mediat zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, Vetëvendosjes i janë dërguar me shkrim propozimet për të cilat u shpalosën nga kreu i kësaj partie Isa Mustafa, në takimin e 8 Janarit me Albin Kurtin.

LDK duket se nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit, ashtu siç e bëri të qartë Isa Mustafa në atë takim, ndërsa kërkon që ministritë të ndahen në mënyrë të barabartë mes dy partive, nga 5 secila.

Ndërsa nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha për mediat se mbi propozimet e Vetëvendosjes do të vendosë Këshilli i Përgjithshëm i partisë së saj.

“Do të diskutojmë lidhur me rimandatimin e ekipit tonë për të vazhduar negociatat dhe për parimet brenda të cilave do të vazhdojnë këto negociata”.

Mosmarrëveshjet duket se do të vazhdojnë gjatë, pasi të martën nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se posti i kryeparlamentarit të cilin tashmë e ka zënë Glauk Konjufca, nuk shtrohet më për diskutim. Ajo paralajmëroi se Vetëvendosja është e gatshme të shkojë edhe në zgjedhje të reja, nëse nuk arrihet marrëveshja me LDK-në.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi