Këngëtarja Ledina Çelo prej kohësh është shkëputur nga muzika dhe i është përkushtuar familjes. Por mbrëmjen e sotme në emisionin “Xing me Ermalin” i ka vënë “flakën” skenës.

Çelo këndoi live këngën “I Feel Good” duke bërë lëvizje provokuese duke arritur kulmin kur hipi mbi tavolinë ndërkohë që performonte.

“Më mungon skena shumë. Jam shkëputur nga koncertet, por iu bëj spektakël fëmijëve. Iu bëj koncert live fëmijëve filloj kërcej, por vajza bëhet shumë xheloze kur unë kërcej. ‘Nuk di mirë të kërcesh’ më thotë. Më mungon skena, por mund ta filloj prapë aty ku e kam lënë. Asnjëherë nuk është vonë”, tha këngëtarja.

/tvklan.al