rama per kadare

Në një postim në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama ka përshëndetur shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin e marrë nga presidenti francez.

Rama shkruan se viti i ri që përkon edhe me vitin e 80 vjetorit të shkrimtarit tonë botërisht të mirënjohur, Presidenti François Hollande e ngriti Ismail Kadarenë në gradën më sipërore të “Urdhërit të Legjionit të Nderit”, dekorata më e lartë e Francës!

“Urime nga zemra me mirënjohje e respekt, shkrimtarit që e ka çuar gjuhën shqipe në maja të pashkelura më parë dhe e ka bërë veprën e tij, të lexohet e të admirohet në plot gjuhë të botës”.

Tv Klan