Ka mbërritur në Prishtinë letra e shefes së Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini lidhur me vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë.

Qeveria kosovare do të mblidhet nesër për të vendosur se çfarë do të bëhet më tutje.

Kryeministri Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se ditën e djeshme është arritur marrëveshja lidhur me mandatin e EULEX-it dhe se pritej mbërritja e letrës së Mohgerinit.

Sipas Mustafës, me mbërritjen e konfirmimit nga Brukselit do të mbahet një takim, ku do të aprovohen ligjet mbi bazën e letërkëmbimit ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësueses së lartë Mohgerini./tvklan.al