Bayer Leverkusen mundi Këlnin 2-0 dhe fitoi derbin e Rinit në sfidën e javës së 24 të Bundesligës.

Sukses mjaft i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Xabi Alonso që shkëputet me 10 pikë nga Bajern Mynih që barazoi të premten me Frejburgun 2-2.

Leverkusen nuk ka humbur në 34 ndeshje në të gjitha kompeticonet në këtë sezon.

Me 30 fitore dhe 4 barazime, është ekipi i Bundesligës me ecurinë më të mirë ndonjëherë.

Tv Klan