Një furgon mallrash doli nga rruga dhe përfundoi në lumë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit.

Sipas të dhënave  të policisë mjeti është rrokullisur disa herë dhe me pas ka rënë në lumë.  Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur  nxjerrjen e të plagosurit nga furgoni.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe furgoni ka rrëshqitur nga një lartësi e madhe në lumë./ABC News