Raportim Live
23:49, 10 Korrik 2024

Joe Biden nuk gjen shpëtim nga “hija” e fushatës presidenciale, as në samitin e NATO-s

Joe Biden nuk gjen shpëtim nga “hija” e fushatës presidenciale, as në samitin e NATO-s

Në samitin e 75-vjetorit të aleancës ushtarake, NATO, presidenti i SHBA, Joe Biden mbajti fjalën e tij teksa tha se nuk do të lejonte që kjo aleancë të mbetej pas.

“Ne mund dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, kjo aleancë do të jetë gjithmonë gati për çfarëdo kërcënimi me të cilin do të përballet,” tha Biden.

Por teksa Biden përcjell mesazhet e tij për ruajtjen e sigurisë dhe paqes në botë, tema kryesore për demokratët, por edhe për krerët e shteteve anëtare mbeten zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Në samitin që po mbahen në Washington numri i demokratëve të cilët kërkojnë që Joe Biden të heqë dorë nga kandidimin i tij është shtuar.

Lexo më shumë

19:58, 10 Korrik 2024

Samiti i NATO-s, Rama në pritjen e liderëve të Aleancës

Ka nisur punimet samiti dyditor i NATO-s në Uashington, i cili përkon me 75-vjetorin e krijimit të Aleancës ushatarake.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg pritën në një ceremoni të posaçme të gjithë liderët e shteteve anëtare të Aleancës, pjesë e cilës ishte dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama.

Mbështetja për Ukrainën është në fokusin e samitit të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s.

Presidenti Biden tha se një prej sfidave kryesore me të cilat përballet Aleanca është beteja me autokratët që kërkojnë të përmbysin rendin botëror, ndër të cilët rendit edhe Vladimir Putinin.

Joe Biden, President i SHBA: Në Europë, lufta e Putinit kundër Ukrainës vazhdon dhe Putin nuk kërkon gjë tjetër veçse nënshtrimin e Ukrainës. Por Ukraina mund ta ndalojë Putinin, sidomos nëse ne e mbështesim plotësisht.

Për këtë aryse, shefi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se vendet aleate kanë rënë dakord për furnizimin e Ukrainës me sisteme më të përparuara të mbrojtjes ajrore, të cilat do të dërgohen nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Holanda, Rumania dhe Italia.

BBC komenton se në fjalimin 13 minutësh, Biden u përpoq të rifitojë besimin e vendeve të NATO-s dhe elektoratit amerikan, pasi foli rrjedhshëm dhe me zë të plotë në dallim nga debati i 27 Qershorit përballë Donald Trampit, ku u ngritën dyshime se ai nuk është më i aftë për të qenë president i Shteteve të Bashkuara.

19:08, 10 Korrik 2024

NATO nis dërgimin e avionëve F-16 në Ukrainë

NATO nis dërgimin e avionëve F-16 në Ukrainë

Ka nisur samiti dy ditor i NATO-s në Washington. Pas pritjes së veçantë që presidenti Biden dha për krerët e shteteve të aleancës veri-atlanitike, Rama dhe liderët e shteteve anëtare po diskutojnë për dërgimin e avionëve F-16 drejt Ukrainës.

Kryeministri Rama u pa krah liderëve të tjerë në këtë samit që shënon edhe 75-vjetorin e organizatës.

NATO në samitin e saj në Washington ka vendosur më në fund që avionët luftarakë F-16 të dërgohen këtë verë në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar në mënyrë të veçantë SHBA-në, Danimarkën dhe Holandën për dërgimin e avionëve në forcat ajrore të vendit të tij.

Lexo më shumë

18:54, 10 Korrik 2024

Zelensky pritet të takohet me udhëheqësit e senatit amerikan

Zelensky pritet të takohet me udhëheqësit e senatit amerikan

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelnsky pritet që të takohet së shpejti me udhëheqësin e shumicës në senat, Chuck Schumer dhe udhëheqësin e pakicës, Mitch McConnell.

Takimi i presidentit ukrainas me dy udhëheqësit e senatit vjen pasi mbështetja e ardhshme e SHBA për dërgimi e armëve ushtarake për Ukrainën është në pikëpyetje, sidomos pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Ndërkaq vetë ish-presidenti Donald Trump ka thënë publikisht se nëse ai vjen në pushtet ka për të kufizuar ndihmat ushtarake të SHBA për Ukrainën.

Nga ana tjetër në Prill, senati amerikan ka miratuar paketat e ndihmës ushtarake që arrijnë vlerën e 95 miliardë dollarëve për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.

Më herët gjatë samitit të NATO-s në Washington, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se do të vazhdonte dërgimi i avionëve ushtarake F-16, nga SHBA, Danimarka dhe Holanda.

18:38, 10 Korrik 2024

Ceremonia zyrtare e pritjes së udhëheqësve të NATOS-s

18:08, 10 Korrik 2024

Presidenti i Finlandës: Rruga e Ukrainës drejt NATO-s është e pakthyeshme

Presidenti i Finlandës: Rruga e Ukrainës drejt NATO-s është e pakthyeshme

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb gjatë fjalës së tij në një deklaratë për shtyp zgjodhi që fokusin ta kishte te Ukraina dhe përpjekjes e saj për të qenë pjesë e aleancës ushtarake të NATO-s.

“Në po shohim një rilindje të NATO-s, le të themi më saktë një pikë kthese të saj. Është shumë e rëndësishme që t’i dërgohet një mesazh Kremlinit nga këtu. Le të kuptojë se rruga dhe ura e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO është e pakthyeshme,” tha presidenti finlandez.

I pyetur nga gazetarët nëse i ndruhet frikës se Rusia mund të sulmojë Baltikun, ai u përgjigj se nuk ka frikë nga asgjë dhe se janë të përgatitur për gjithçka, duke shtuar se Baltiku ka një kapacitet të fortë mbrojtës.

Stubb tha gjithashtu para gazetarëve se Finlanda, shteti i tij, ishte fuqia më e madhe e artilerisë ne Evropë pas Polonisë dhe se qëllimi i tyre ishte që të mbronin veten dhe aleancën.

17:36, 10 Korrik 2024

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Lufta e Putinit është shkaku i zgjerimit të NATO-s

Samiti i NATO-s në Washington ka bërë bashkë shumë liderë botërore për të diskutuar për problematikat më kryesore të cilat kërcënojnë globin.

Gjatë fjalës së tij në samit Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin foli për historinë e krijimit të aleancës paqeruajtëse në botë me më shumë se 30 anëtarë. Ai citoi nenin numër 5 të NATO-s, sipas të cilit përcaktohet qartë se sulmi ndaj një aleati të aleancës ushtarake të NATO-s në fakt është nju sulm ndaj të gjithëve.

NATO na qëndron pranë dhe ne duhet të qëndrojmë pranë saj. NATO tashmë është më e madhe se kurrë. Lufta e Putinit nuk është rezultat i zgjerimit të NATO-s, por në fakt është shkaku i zgjerimit të saj,” tha në fjalën e tij sekretari amerikan.

Teksa me zgjerim të NATO-s nënkuptoi përpjekjet e vazhdueshme për integrimin e Ukrainës në këtë aleancë.

16:58, 10 Korrik 2024

Sulmet kibernetike të Rusisë, nga samiti i NATO-s, Jens Stoltenberg: Duhet të tregohemi më vigjilentë

Sulmet kibernetike të Rusisë, nga samiti i NATO-s, Jens Stoltenberg: Duhet të tregohemi më vigjilentë

I pranishëm në samitin e NATO-s i cili po zhvillohet në Washington gjatë fjalës së tij Jens Stoltenberg foli në lidhje me luftën Rusi Ukrainë. Stoltenberg u shpreh se duhet të jetë një konsensus midis gjithë shteteve aleate të NATO-s për anëtarësimin e Ukrainës.

Ai tha se është shumë herës për të përcaktuar kohën se kur do të arrihet ky anëtarësim, por nga ana tjetër theksoi se të gjithë janë duke punuar për ta afruar më shumë Ukrainën me aleancën paqeruajtëse.

Stoltenberg u bëri thirrje të gjitha shteteve aleate që të kenë dakordësinë për një paketë të konsiderueshme ndihme për Ukrainën, pasi sipas tij kjo paketë do të shërbente si një urë lidhëse për anëtarësimin e Kievit.

Sekretari aktual i NATO-s apeloi se të gjitha shtetet duhet të bëjnë kujdes nga sulmet kibernetike të Rusisë.

“Ne duhet të tregohemi vigjilentë,” tha ai.

Më tej Stoltenberg shtoi se Ukrainës po i vijnë në ndihmë shumë shtete anëtare të NATO-s siç është SHBA, Gjermania, Italia, Holanda dhe Rumani, të cilat jo pak herë e kanë furnizuar atë me ndihma ushtarake për t’u bërë ballë sulmeve të adresuara nga Rusia.

Sipas tij kjo luftë tregon edhe një herë se sa në rrezik është siguria në Evropë, por edhe në Azi.

16:38, 10 Korrik 2024

Stoltenberg pret që SHBA të mbetet aleate e fortë e NATO-s, pavarësisht partisë në pushtet

Gjatë fjalës së tij Sekretari i Përgjithshëm aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se pret që SHBA të vazhdojë të qëndrojë një aleat i fortë i NATO-s pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 5 Nëntor.

Më tej ai shtoi se është në interes të të gjitha vendeve përfshirë edhe SHBA-në që të ketë një NATO më të fortë për të ruajtur sigurinë.

“NATO është një aleancë me më shumë se 30 ‘miq’ është diçka që nuk e ka askush tjetër”, tha Stoltenberg.

Sekretari i NATO-s foli gjithashtu edhe për administratën e mëparshme të Donald Trump. Ai tha se ish-presidenti i SHBA nuk kishte asnjë problem me aleancën paqeruajtëse, por më tepër me mungesën e kontributeve financiare nga disa aletë, që sipas tij tani ka ndryshuar.

16:26, 10 Korrik 2024

Ikën Jens Stoltenberg vjen Mark Rutte

Ikën Jens Stoltenberg vjen Mark Rutte

Jens Stoltenberg për rreth një dekade ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Mandati i tij si sekretar i NATO-s përfundoi në tetor të vitit që kaloi, por vendet anëtare vendosën që të zgjasnin mandatin e  tij edhe me një vit tjetër.

Për shumë vite Stoltenberg me origjinë norvegjeze është parë si një lider i qëndrueshëm.

Por me sa duket koha e Stoltenberg duhet të ketë një përfundim dhe është pikërisht ish-kryeministri holandez Mark Rutte ai i cili do të jetë në vazhdim Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Ai është i vetmi kandidat i mbetur në garë pasi rivalët e tij u larguan.

Mark Rutte do të trashëgojë detyrën mbikëqyrëse së NATO-s për sa i përket pushtimit rus në luftën me Ukrainën.

14:57, 10 Korrik 2024

Liderët mblidhen në Washington për samitin e NATO-s

Liderët mblidhen në Washington për samitin e NATO-s

Kjo e mërkurë shënon ditën e dytë të samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) 2024, që po zhvillohet në Washington.

Samiti përkujton 75 vjetorin e NATO-s. Temat kryesore të vendosura përfshijnë ndihmën për Ukrainën, parandalimin dhe mbrojtjen dhe rritjen e partneriteteve.

Një ditë më parë presidenti amerikan Joe Biden u zotua t’i sigurojë Ukrainës 5 sisteme të reja strategjike të mbrojtjes ajrore.

Ndërsa këtë të mërkurë pritet të flasin krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s, si dhe sekretari i përgjithshëm në largim i aleancës, Jens Stoltenberg.