Në datat 9, 10 e 11 Korrik do të mbahet Samiti i Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) në Uashington. Burime për Klan News bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama është nisur drejt Uashingtonit, për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s.

Aleanca më e madhe ushtarake në botë feston 75-vjetorin e krijimit të saj, me 32 vende anëtare në përbërje të saj.

Shqipëria shkon në këtë samit më rikonfirmimin e mbështetjes së palëkundur ndaj NATO-s, duke përmbushur edhe një nga kriteret e anëtarësisë në Aleancë, që është rritja e shpenzimeve për mbrojtjes, por edhe realizimi i një sërë projektesh në funksion të NATO-s, siç është edhe baza ajrore e Kuçovës.

Teksa Kryeministri u nis drejt SHBA-së, sot në selinë rozë u zhvillua mbledhja e Kryesisë së PS, ku Vangjel Tavo u zgjodh kandidat i kësaj force politike për zgjedhjet e Himarës më 4 Gusht.

Ndërkohë Kongresi i PS i cili ishte planifikuar më 20 Korrik, do të mbahet më 27 Korrik.

/tvklan.al