Kompetencat e reja që mazhoranca synon t’i jap pozicionit të prefektit në Bashki, nëpërmjet disa ndryshimeve ligjore, janë kundërshtuar nga PD në komisionin e ligjeve, teksa ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi risitë në ligj, që sipas tij do sjellin shërbime më cilësore për qytetarët.

Taulant Balla, ministër i Brendshëm: Domosdoshmëria për këto ndryshime erdhi si një nevojë pikë së pari për të rritur efiçencën dhe në vlerësimin tonë edhe për ta konsoliduar performancën e prefektëve të qarkut.

Por sipas deputetëve të PD këto kompetenca për prefektin nuk respektojnë automonimë e kryebashkiakut.

Gazment Bardhi, kryetar i Grupit të PD: Propozimet që kanë ardhur në këtë ligj janë tërësisht të panevojshme dhe sigurisht do të marrin votën tonë kundër. Keni propozuar një ligj që të vini këtu një orë të na flisni për gjëra që nuk kanë lidhje me projektligjin, se sa mirë e ka bërë punën prefekti dhe qeveria në rastin e emergjencave civile qytetarët e kanë parë.

Por hesapet e vjetra ende të pambyllura e zhvendosën debatin nga projektligji duke i lënë vend akuzave ndaj njëri-tjetrit.

Nëpërmjet këtij ligji, forcohet roli i prefekti i qarkut dhe i ngarkohen më shumë kompetenca që nisin nga mundësia për të shkarkuar kryebashkiakun, deri te administrimi i raportimeve të policisë për situatën e rendit.

Klan News