Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Colmarit në Francë për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe refuzimin e kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij, ka reaguar edhe bashkëluftëtari i tij, Presidenti i Kosovës dhe Hashim Thaçi.

“Vendimi i Gjykatës së Colmar, që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë është lajm i mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën”, tha Thaçi në një postim në Facebook.

“Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike.”/tvklan.al