Liverpul është rikthyer tek fitorja në kampionat. Pas dy barazimeve radhazi, të kuqtë mposhtën 5-0 Uatfordin në sfidën debutuese të trajnerit, Klaudio Ranieri në stolin e vendasve. Mane zhbllokoi shumë shpejt sfidën falë një asiste perfekt të Salah.

Edhe goli i dytë ishte një vepër arti nga ana e skuadrës së Jurgen Klop, me Firminjo që e kishte fare të thjeshtë të shënonte për 2-0.

Braziliani shënoi dhe golin për 3-0, teksa përfitoi nga një pakujdesi në mbrojtjen vendase. Pokerin e plotësoi Salah i cili mori një pasim fantastik nga ana e Firminjos.

Llogaritë i mbylli Firminjo, që kompletoi edhe ditën e tij të mirë, me tre gola dhe një asist. Pas kësaj fitoreje, Liverpul ngjitet në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Uatford regjistron humbjen e 5-të në 8 javë kampionat.

Klan News