Vajza e Ardit Gjebreas, Anna ka shënuar më herët një sukses të madh duke u shpallur fituese e “Junior Fest” në RTSH. Me marrjen e këtij çmimi, Anna do të përfaqësojë e Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest 2021” që do të mbahet në Paris, më 19 dhjetor të këtij viti, pra këtë të dielë.

Ditët po afrojnë dhe për ta mbështetur të motrën, djali i Ardit Gjebreas, Joni ka surprizuar të gjithë familjen duke ardhur nga Amerika për të mbështetur të motrën këto ditë të ngarkuara dhe plot emocione. Surpizën e bukur e ka bërë me dije Ardit Gjebrea, ku ka ndarë videon e bashkimit të familjes dhe emocionet e bukura që iu ka dhuruar Joni.

“Joni na ka munguar shumë, por sot ai erdhi pa lajmëruar për të qëndruar pranë motrës dhe pranë nesh në këto momente të ngarkuara plot emocione e përgjegjësi për Annën. E dua familjen time”, shkroi Ardit Gjebrea.

Po ashtu, një reagim për këtë ka bërë edhe Anna, e cila është shprehur tejet e lumtur nga mbështetja që i ka dhënë i vëllai.

“Surpriza më e bukur që kam marrë së fundmi ka qenë nga vëllai im, i cili erdhi për të më thënë: Unë të premtova se do të jem me ty”, ka shkruar Anna.

Shumë suksese për Annën, e cila do të shkëlqejë në skenën e madhe të “Junior Eurovision Song Contest 2021” /tvklan.al