Lleshaj i përgjigjet gazetarit të “Le Iene”: Flamurin shqiptar e gjetëm në Liban

Lleshaj i përgjigjet gazetarit të “Le Iene”: Flamurin shqiptar e gjetëm në Liban

23:46 11/11/2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, reagoi ndaj një postimi të gazetarit të “Le Iene”, Taulant Kopliku në lidhje me operacionin e shpëtimit të Alvin Berishës.

Lleshaj deklaroi gjatë emisionit “Opinion” se ndryshe nga çfarë pretendon Kopliku, flamurin shqiptar e ka gjetur në Liban nga punonjës të konsullatës tonë atje.

“Ça ti them këtij tashi. E para dua t’i them që flamurin nuk e kishim marrë ne me vete. Aludon dhe ky Kopliku. Atë flamur e kemi gjetur atje. E vlerësoj punën që ka bërë televizioni italian për ta sensibilizuar rastin. Ka të pavërtetë faktin që kemi marrë flamurin. Është e pavërtetë. Ata djemtë me flamurin shqiptar nuk ishin nga Shqipëria. Ishin punonjës të konsullatës shqiptare. Operacionin e shpjegova. Është zhvilluar në këto sekuenca: a. Kryqi i Kyq dhe Gjysmë Hëna e Kuqe, b. Shqipëri dhe c. Italia në fazën e fundit”, tha Lleshaj.

Ndërkohë me anë të një reagimi në Facebook, Taulant Kopliku, i cili ka hyrë në kampin Al Hol, thotë se pala italiane ka mbetur e habitur nga reagimi i oficerëve shqiptarë pas shpëtimit të Alvinit.

Postimi i plotë:

“Po themi ishe aktori kryesor i gjithë çfarë ndodhi atë ditë në kufiri mes Libanit dhe Sirisë. Po themi gjithë çfarë do, kjo  për hir të flamurit që vartësit e tu ishin kujdesur që të merrnin dhe t’ia hidhnin krah Alvinit. Ashtu siç po deklaron ti pa t’u dridhur qerpiku. Vetëm dy gjëra të vogla doja të sqaroja. Së pari që nuk mbeti Alvini që t’i jepni ju dashurinë për flamurin sa për shoë e shkrepur foto një pas një. Ka një babë, një gjysh që do dijnë ta brumosin me lerat e një shqiptari të mirë pa patur nevojë për këta telenovela libaneze.

Së dyti diçka ta kesh për ete. Mos ia thuaj njeriu se “asht marre”. Janë gajasur italianët me ata kingat e palestruar e me syze të errëta që mbërritën te ambasada duke përplasur duarsh dhe përqafuar njëlloj si skuadra e kapitenit Ultimo kur kapi Toto Rinën. Kishin ngelur të habitur të gjithë se ça dreqin hidhen përpjetë këta tipat me foto muskujsh e grushtesh drejtuar aparateve. Njëfarë Apollo Creed kartolinash, që pasi u dendën me të ngrëna e të pira hoteleve të luksit të Bejrut iu dedikuan festës së “fitores” së madhe të arritur me shumë mundim nga telefoni i gjeneral Lleshit të lavdishëm.”/tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi