Edhe pse ende pa eskortën e ministrit të Brendshëm, në pritje të dekretimit nga Presidenti, Sandër Lleshi i ka të qarta objektivat e detyrës së re.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Lleshi thotë se Policinë e Shtetit gjithsesi nuk e nuk e sheh të mposhtur.

“Policia nuk është e rrëzuar”.

Jep vlerësime pozitive për punën me dy paraardhësit e tij Tahiri dhe Xhafaj me të cilët ka bashkëpunuar për shkak detyrës si këshilltar i Kryeministrit për sigurinë.

Thotë se nuk do të dalë shpesh në media, por qytetarëve u jep një mënyrë ku mund ta vlerësojnë punën e tij.

Në intervistën për Opinion, Lleshi zbuloi se propozimin për ministër të Brendshëm, Kryeministri ia kishte bërë vetëm 8 orë para se ta shpallte publikisht.

Tv Klan