Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat sonte në studion e “Opinion” në Tv Klan.


3 elementë që Bardhi i cilëson fakte për ta akuzuar Olsi Ramën si të përfshirë në çështjen e Xibrakës, pedagogia Iris Luarasi i konsideroi “qesharake”.

Iris Luarasi: 3 elementë që përkojnë me zotin Olsi Rama. E para 45 vjeç në atë vit në Shqipëri mund të kenë qenë dhe 100 mijë tjerë. Burra me flokë të shkurtër, 99% e burrave që jetojnë në Shqipëri. Dhe fakti që është përdorues i asaj makine, ndërkohë që ajo makinë është në pronësi të një zonje dhe e kanë përdorur njerëz të tjerë. Nga deklaratat e zotit Olsi Rama, ai nuk mohon asnjë prej lidhjeve me pronarët e makinës, nuk thotë që nuk i njoh këta njerëz. Me njërin prej tyre thotë kam njohje në distancë. Kështu që të tre këto elementë, unë nuk e di nëse i quajmë dot prova. I bëj një pyetje zotit Bardhi, nëse do ishit gjykatësi, pra nëse ju sot do t’ju vinte një prokuror dhe do u sillte këto tre të dhëna dhe do u thoshte që këto 3 fakte janë të pakundërshtueshme. Juve si gjykatës ça vendimi do jepnit sot?

Gazment Bardhi: Unë nuk jam gjykatës…

Iris Luarasi: Ju keni mbaruar për juridik, supozojmë se jeni gjykatësi i çështjes. Çfarë do u thonit ju në rolin e gjykatësit, jo të prokurorit?

Gazment Bardhi: Ajo që unë kam bërë sot është…Duhet të hetojë prokuroria njëherë që të shkojmë të Gjykata. As rolin e prokurorit se kam bërë unë se po ta kisha bërë, do kisha marrë tabulatet e zotit Olsi Rama.

Iris Luarasi: Dua përgjigjie për këtë pyetje. Dakord ke bërë aq sa ke bërë si politikan, përgjigjiu të lutem pyetjes time. Me gjithë arsimimin tënd juridik…

Gazment Bardhi: Më lejo ta përfundoj. Së pari rastësia e një 45 vjeçari që përdor këtë automjet, që e përdorin gjithë anëtarët e tjerë të grupit kriminal, mua nuk më duket se ka të bëjë me 5 mln shqiptarë.

Iris Luarasi: 5 mln shqiptarë nuk ka në Shqipëri!

Gazment Bardhi: Këtë makinën e kanë përdorur 4 persona.

Iris Luarasi: Sa % e shqiptarëve në 2014-ën kanë qenë burrë dhe me flokë të shkurtra?

Gazment Bardhi: Olsi ka ngelur i paidentifikuar.

Iris Luarasi: Kalojmë te përgjigjia të lutem!

Gazment Bardhi: Unë po jap një indicie që ky mund të jetë Olsi Rama, unë jam për të nxitur organet e drejtësisë që këtë dosje që e kanë pluhurosur për ta mbrojtur personin e gjykuar. Po të isha gjykatës i kisha lënë ca detyra Prokurorisë, po s’dua ta marr këtë rol.

Iris Luarasi: E para njëherë nuk mora përgjigjie, megjithatë një njeri me formim fare elementar në pjesën juridike e di shumë mirë që me këto 3 fakte nëse quhen fakte, ti nuk mund t’i japësh asnjëherë fajësi një njeriu. Kur je përdorues i një mjeti, nëse jemi ne të dy në një mjet dhe larg qoftë ty të shkon mendja të merresh me drogë, kjo më bën mua fajtore?!

Gazment Bardhi: Nuk të shkon të bësh avokaten e një trafikanti droge. Je pedagoge dhe u jep leksione studentëve.

Iris Luarasi: Do më tregosh se çfarë do t;u them studentëvr? Për leksione mund të të jap sa të duash dhe mendoj se një njeri që ka mbaruar juridik nuk mund të japë këto 3 fakte qesharake për të akuzuar dhe quajtur fajtor një njeri. Po të isha pedagoge e të drejtës të kisha ngelur në klasë me këto 3 fakte. Sinqerisht si zyshë, meqë më kërkove përgjigjie./tvklan.al