Përfundon aventura për përfaqësuesen e Serbisë në këtë europian pas barazimit 0-0 ndaj Danimarkës, duke u renditur të fundit, me 2 pikë. Danezët me tre pikë, po aq sa dhe Sllovenia, renditen në vendin e dytë në grupin C.

Në pjesën e parë serbët ishin inekzistentë në sulm, qëndruan të tërhequr dhe duke synuar kundërsulme.

Danezë ishin më kërkues gjatë gjithë lojës, ndërtonin aksione të gjata që nisnin që nga mbrojtësit, dhe shkonin me qetësi në hyrje të zonës serbe. Erikesn tentoi disa herë nga jashtë zone por portieri serb Rajkovic ishte i vëmendshëm duke shpëtuar disa herë portën.

Në pjesën e dytë një ishte një Danimarkë pothuaj e njëjtë. Shumë të kujdesshëm por pa hequr dorë nga presingu për serbët.

Trajneri serb Stojkovic tentoi të fitonte ndeshjen duke hedhur në fushë sulmuesit Tadic, Vlahovic, Jovic. Me hyrjen  e tyre serbët ishin më prezent në gjysmëfushën daneze por pa ndryshuar shumë lojën dhe pa ndikuar tek rezultati.

Në ndeshjen e tretë të grupit C, serbët kanë goditur vetëm një herë në portë në minutën e 92-të.


FORMACIONET:

Danimarka: Schmeichel; Andersen, Christensen, Vestergaard; Mæhle, Hjulmand, Eriksen, Højbjerg, Bah; Højlund, Wind

Serbia: Rajković; Veljković, Milenković, Pavlović; Zivkovic, Gudelj, Ilic, Mijailović ; Lukić, Samardžić; Mitrović


NDESHJA LIVE

90′ Përfundon koha e rregullt. Janë 5 minuta shtesë.

87′ Milinkovic Saviç në vend të Lukic për serbët

86′ Tentativë nga danezët me krosim në zonë. Largoi në këndore Zivkovic.

84′ Karton i verdhë për Mitrovic për simulim në zonën daneze duke kërkuar penallti. Loja ndërpritet për rreth 2 minuta pasi tifozët serbë hedhin sende në fushë. Arbitri francez u konsultua dhe me VAR për pretendimin e Mitrovic.

77′ Largohet nga loja Bah dhe Hjulmand. Në fushë për danezët Delaney dhe Kristiansen.

73’ Mijalovic largohet nga fusha për serbët. Në vend të tij Mladenovic

67’ Largohet Ilic nga loja për serbët. Në fushë hyn Vlahovic.

62’ Aksion shumë i bukur i danezëve, pasime gjeometrike me një prekje të topit. Por mesfushori Hjulmand gabon gjithçka me një gjuajtje të gabuar jashtë zonës.

59′ Largohet Hojlund. Në lojë Kasper Dolberg.

53′ Autogol i anuluar! Luka Jovic merr një pasim nga qendra dhe godet portën. Pret Schmeicjle dhe topi përplaset tek Andersen autogol. Arbiti anësor sinjalizon për pozicion jashtë loje të Jovic në nisje të aksionit. Anulohet goli.

46′ Nis pjesa e dytë. Sulmuesit Tadic dhe Jovic në fushë për Serbinë. U larguan Samardžić dhe Gudelj. Zëvendësim dhe për danezët. Del Wind dhe hyn Skov Olsen

45′ Vetëm një minutë shtesë.

39’ Danimarka qëndron e duruar në aksione e gjatë dhe me shumë pasime. Bah luan me Hojlund dhe Wind në afërsi të zonës serbe por nuk arrijnë dot tek pasi i fundit.

32′ Hojlund godet brenda zonës por Rajkovic pret me lehtësi.

28’ Karton i verdhë për Wind për një ndërhyrje të keqe në mesfushë

23′ Nga këndi i Eriksenit dhe topi përfundon në rrjetë. Por Wind e mban Rajkoviçin dhe për këtë arsye goli anulohet. Gjithashtu topi i goditur nga Eriksen kishte kaluar jashtë vijës fundore.

22’ Skena kaotike në zonën serbe pas goditjes së këndit nga Eriksen. Topi goditet me kokë nga lojtarë të të dyja skuadrave. Pavlovic shpëton Serbinë duke e larguar më në fund.

20′ Eriksen godet nga jashtë zone. Një gjuajtje e ulët në shtyllën e djathtë. Rajković pret duke e dërguar në këndore.

16’  Krosim nga Mehle nga e majta por Bah frenohet nga serbët. Një rast i mirë për danezët për të krijuar rrezik tek porta serbe,  por nuk u shfrytëzua.

12’ Sasa Lukic është objektivi për një top në të majtë të sulmit serb, por nuk mund ta arrijë topin.

7’ Hojberg synon thellësinë e sulmit për Hojlund është shumë i ngadaltë për të ndjekur aksionin. Danezët ushtojnë presion, serbët më të tërhequr në këto minuta të para.

6′ Trajneri Stojkovic ka bërë tre ndryshime në formacion. Srdan Mijailovic, duke bërë paraqitjen e tij të parë për kombëtaren pas 12 vitesh, përkrah Lazar Samarxhiçit dhe Nemanja Gudelj. Lojtarët e zëvendësuar  janë Filip Mladenović, Dushan Vlahović dhe Dusan Tadic, të cilësuar si yjet e ekipit.

4′ Danimarka e fillon ngadalë. Treshja e tyre e mbrojtësve pason mes tyre duke u përpjekur të ndërtojnë aksione nga pas.

1′ Nis loja. Topin e parë e shkelmojnë danezët.

Christian Eriksen bëhet lojtari danez me më shumë paraqitje në përfaqësuesen e Danimarkës, me 133 ndeshje. Miku i tij, Simon Kjaer, është në stol sot dhe ka 132 ndeshje me “De Rød-Hvide”.   Peter Schmeichel, Rommedahl dhe Tomasson janë të radhës në listë.