Luis Suárez ka shkëlqyer në futbollin amerikan duke i dhënë një fitore të rëndësishme skuadrës së tij Inter Miami kundër Cincinnati.

Uruguajani i ka dhënë avantazh të dyfishtë ekipit në 6 minutat e para të ndeshjes, duke e mbajtur skuadrën të shkëputur në vendin e parë të renditjes teksa ndiqet pikërisht nga Cincinnati.

Loja nisi me Suarez që shënoi golin më të shpejtë në historinë e Inter Miamit për të zhbllokuar ndeshjen në sekondën e 30.

Në minutën e gjashtë, sulmuesi goditi nga brenda zonës duke realizuan edhe golin e dytë.

Asgjë nuk ka mangët Inter Miami në ndeshje edhe pse mungon Lionel Messi i dëmtuar.

Ekipi i David Beckham është në rrugë të mbarë drejt sigurimit të pjesëmarrjes në Play Off të Major League Soccer.

Tv Klan