Kosova është në pritje të caktimit të datave nga Serbia për fillimin e gërmimeve për personat të zhdukur gjatë luftës. Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur thotë se bëhet fjalë për gërimet në 3 lokacione, nga rreth 20 që janë evidentuar deri më tani.

“Tani do të duhej t’i kishim pranuar datat qoftë për fillimin e gërmimeve në lokacionet, të cilat iniciohen si lokacione të reja, apo edhe për të vazhduar edhe gërmimet që janë adresuar pas viteve të luftës. Është çështje ditësh, mos të them javësh që duhet të kemi data për vazhdimin e gërmimeve.”

Për të krijuar një panoramë më të qartë të vendeve ku duhen përqendruar gërimet, me interes për Prishtinën është edhe aksesi në arkivat serbe.

“Duke filluar nga kërkesat ose dukë bërë përpjekje t’i prioritizojmë kërkesat për qasje në arkivat e institucioneve të Serbisë në mënyrë të veçantë po flasim për arkivin e Brigadës të motorizuar 37. Apo edhe Brigadës të motorizuar 549. Të dhëna për qasje në arkivat, sigurisht kanë qenë në një sërë rastesh, edhe për rastet individuale që kemi kërkuar informacione plotësuese.”

Gjatë luftës në Kosovë u vranë rreth 13.000 persona dhe u zhdukën rreth 6.000 të tjerë, nga të cilët 1.617 janë ende të pagjetur.

Tv Klan