motorcikleteDrejtuesi i një motoçiklete humbi jetën pasi u përplas me një kamion të parkuar gabim në aksin rrugor Pushimi i Shoferit-Divjakë.

Viktima, Artur Sotiri nga Gradishti i Lushnjes po udhëtonte me motorrçikletë, kur ka goditur pjesën e pasme të një kamioni me targa të Kosovës, i cili po furnizohej me prodhime të zonës.

Policia ka ndaluar shoferin e kamionit, Ermir Konusheviç, nga Prishtina dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.