Një aksident ndodhi pasditen e kësaj të diele në zonën e Dajtit në periferi të Tiranës.

Një 33-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur shoferi dhe një pasagjere 22-vjeçare.

Sipas policisë ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Tv Klan