Një burrë ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë, pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ndodhi në rrugën Ali Demi, në afërsi të kryqëzimit. Makina që drejtohej nga një person me iniciale I. S humbi kontrollin, duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës dhe duke përplasur një këmbësor me iniciale R.E. Sipas policisë, 69-vjeçari u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./tvklan.al