Një aksident me pasojë plagosjen e një 62-vjeçareje ka ndodhur sot në mbrëmje në Kamzë. Policia sqaron se një makinë që drejtohej nga M. H., rreth 48 vjeç, ka përplasur këmbësoren F. K., rreth 62 vjeçe.

Kjo e fundit është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por nuk dihet si është gjendja e saj.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor për të zbardhur dinamikën e plotë të këtij aksidenti./tvklan.al