Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Velipojë paraditen e sotme, ku një i moshuar që lëvizte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një makinë.

Viktima është identifikuar si K.U., njofton Policia e Shkodrës.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.  /tvklan.al