Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e sotëm.

Nga pamjet e mbërritura për rubrikën “Kallëzo” shihet një makinë e cila është përplasur me barrierat e rrugës.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga përplasja e mjetit.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, ndërsa detaje të tjera pritet të mësohen në vijim./tvklan.al