Asnjëherë më parë studentët në SHBA nuk kanë pasur kaq borxhe sa aktualisht. Kreditë e studentëve janë mali i dytë me borxhe të amerikanëve, pas atij të hipotekave. Disa madje e konsiderojnë këtë si një dukurI Lehman dy.

Amerikania Toni Vincent para tre vjetësh përfundoi studimet master në fushën e shëndetit publik. Për studimet asaj iu desh të marrë borxh përpara se të arrinte të fitonte pagën e parë. Në fund të studimeve borxhi i saj arriti në 100.000 Dollarë kredi studentësh. 15.000 i kushtoi niveli Bachelor në një universitet publik dhe masteri në Universitetin prestigjioz George Washington me 85.000 Dollarë ishte dukshëm më i kushtueshëm.

Vincent, 32 vjeç, punon ndërkohë si menaxhere programi në një organizatë bamirësie dhe koordinon projektet në kuadër të shëndetit publik. Rroga e saj nuk mjfaton për të shlyer shpejt kredinë. Pas tre vjetësh në punën e saj të parë ajo ndodhet në fillim të karrierës me një mal borxhesh prej 80.000 Dollarë.

Kreditë e studentëve më të larta se borxhet e kartave të kreditit

Toni Vincent ndan të njëjtin problem me rreth 44 milionë amerikane e amerikanë të tjerë, që kanë borxhe nga studimet. Bashkë ata i kanë shtetit një borxh prej 1,5 billionë Dollarë. Kjo shumë është më e lartë se kurrë ndonjëherë më parë. Më të larta janë borxhet vetëm në hipoteka. Kësisoj gati shtatë përqind e borxheve të përgjithshme në SHBA janë borxhet e kredive të studentëve. Këtyre u shtohen edhe kreditë private të studentëve në shumën e 64,2 miliardë Dollarëve, që janë lëshuar prej bankave. Sipas një studimi të Bankës Amerikane të Rezervave (Fed) nga qershori i vitit 2018 42 përqind të studentëve iu është dashur të marrin kredi për studimet. Mesatarisht secili prej tyre ka një borxh në vlerën e 20.000 deri në 25.000 Dollarë.

Por ndërkaq ka edhe diçka më shumë: Kush i ka nisur studimet më 2016 i ka shtetit borxhe mesatarisht 37.172 Dollarë. Jon Fansmith është drejtor i Shoqatës së Universitetit American Council on Education (AEC). ACE përfaqëson 1800 universitete në mbarë vendin. Fansmith thotë, se tani studiojnë më shumë amerikanë se më parë. Më shumë njerëz pra marrin kredi për studimet. Me këtë është rritur borxhi i përgjithshëm.  “Por ky nuk është një zhvillim negativ.”

Faktikisht në vjeshtë 2018 kanë qenë regjistruar gati 20 milionë studentë në universitetet amerikane, gati pesë milionë më shumë se në vjeshtën e vitit 2000. Kjo sepse ndërkohë është më e rëndësishme se kurrë më parë niveli sa më i lartë i diplomimit. Sipas një studimi të Universitetit Georgetoën më 2013 deri në vitin  2020 rreth 65 përqind e të gjitha ofertave për vend pune kërkojnë një diplomim në nivelin të paktën Bachelor. Ndaj Toni Vincent as që e ka çuar ndonjëherë nëpërmend të mos studiojë. “Ky është investimi im për të ardhmen time.”

Kolegji nuk ka qenë kurrë më parë kaq i shtrenjtë

Ky investim po bëhet gjithnjë e më i kushtueshëm. Sepse me kalimin e viteve studimi është bërë më i shtrenjtë. Kostot në varësi të kolegjit dhe kohëzgjatjes së studimeve që nga viti 1988 kanë katërfishuar. Ndjekja e një kolegji publik për katër vjet kushton rreth 20.000 Dollarë, një privat deri në 50.000 Dollarë. Mesatarisht çdo student duhet të paguajë 351 Dollarë në muaj për shlyerjen e kredisë, e shpesh kjo zgjat për dekada të tëra. Një pjesë e konsiderueshme e tyre pas dy vjetësh nuk janë më në gjendje të paguajnë. Constantine Yannelis jep mësim financash në Universitetin e Nju Jorkut dhe është specializuar për kreditë e studimit. shumë studentë kanë probleme për t’i shlyer kreditë. Nga 44 milionë studentë në borxhe vetëm dhjetë përqind e tyre i shlyejnë ato.

Paralele me krizën e tregut të pasurive të patundshme

Në 90 përqind të rasteve garancia e kredisë është nga shteti. Për studentët, që nuk mundt’i shlyejnë borxhet ndërhyn pra taksapaguesi për t’i mbuluar ato. Kjo tendencë ka shenja shqetësuese: Në të ardhmen gjithnjë e më shumë studentë nuk do të jenë në gjendje t’i shlyejnë kreditë. Kuota e mos shlyerjeve deri në vitin 2023 mund të arrijë në 40%. Kështu rezulton nga shifrat e Institutit Brookings. Prej vitesh mediat bëjnë vazhdimisht krahasime me falimentimin e bankës investuese Lehman Brothers dhe krizën financiare që pasoi më 2008. Televizioni CNBC, Fox News dhe Marketëatch bëjnë fjalë për një krizë. Shqetësimi është, se ashtu si atëherë që me hipotekat amerikanët nuk kishin aftësi kredituese të mirë, mund të ndodhë edhe tani me studentët.

Para krizës së fundit financiare hipotekat e buxheteve private me aftësi të dobët kreditimi u bashkuan dhe u shitën si produkte financiare me risk. Bankat u shpëtuan me para nga taksapaguesit. Edhe kësaj here do të jetë taksapaguesi ai që do të duhet të paguajë faturën. Pra ka paralele.

Mali i borxheve ka pasoja negative ndaj ekonomisë

Mali i borxheve të studentëve amerikanë afatgjatë mund të ketë pasoja ndaj ekonomisë, sepse njerëzit me kaq shumë borxhe blejnë më pak makina, shtëpi dhe konsumojnë më pak. Këtë e vuri në dukje shefi i Bankës së rezervave, Jerome Poëell, gjatë një fjalimi para kongresit në Mars të vitit të kaluar. Ai sheh me rritjen e borxhit rreziqe për makroekonominë. “Madje kjo mund të ngadalësonte rritjen ekonomike.”

Studimet tregojnë, që ndërkohë ka efekte negative ndaj gjendjes ekonomike të atyre, që nuk mund t’i paguajnë borxhet e tyre, sepse kjo dëmton kredibilitetin financiar të tyre.

Qeveria nën Barack Obama-n donte që t’u ndihmonte disa studentëve me të ashtuquajturin Student Loan Forgiveness Programm. Atyre që pas studimeve punojnë në administratën e shërbimeve publike, duhej t’u falej një pjesë e borxhit. Por tani Ministria e Arsimit komunikoi, se nën administratën Trump 99,5 përqind e këtyre kërkesave janë refuzuar. Qeveria Trump do që ta shmangë këtë program.

Administrata e presidentit Donald Trump ka degraduar vitin e kaluar statusin e misionit të Bashkimit Europian pa bërë asnjë njoftim. Zyrtarë të BE-së konfirmojnë për Deutsche Wellen se BE e SHBA po negociojnë. John Bolton, këshilltari i presidentit amerikan për sigurinë ndodhet në Turqi për vizitë. Nga njëra anë ai do të qetësojë Ankaranë, nga ana tjetër të mbrojë kurdët. Një mision i vështirë thotë eksperti Serhat Güvenc.

Ndërmjetësuesit e të dyja superfuqive kanë filluar një raund të ri bisedimesh për të penguar shkallëzimin e konfliktit në një luftë të hapur tregtare. Negociatat zhvillohen në Pekin, rezultati nuk dihet./Deutsche Welle