Skuadra e Guardiolës mposht Wolves, +15 pikë nga ndjekësit

Manchester City nuk njeh rival. Skuadra e Pep Guardiolës ka regjistruar fitoren e 21-të radhazi në të gjithë kompeticionet.

Manchester City mposhti 4-1 Wolves, duke e çuar në 15 pikë diferencën me vendin e dytë për të vënë një dorë në titullin e Premier League.

City kaloi në avantazh në minutën e 15-të. Një autogol i Dendocker u ka dhuruar avantazhin.

Mesfushori i miqve ka dërguar topin në portën e tij në tentativën për të penguar një pasim të Mahrez. Në fundin e pjesës së parë Laporte dyfishon, por anulohet për jashtë loje.

Miqtë arrijnë të barazojnë në 62’ me anë të Coady. Gjithsesi, Wolves reziston deri në minutën e 80-të, kur Gabriel Jesus rikthen avantazhin për ‘Sitisenz’.

Në limite vijnë dy gola njëri pas tjetrit për vendasit. Mahrez në 90’ dhe sërish Jesus në 93’ vulosin fitoren 4-1.

Klan News