Mbrojtësi më i shtrenjtë në histori

Manchester United zyrtarizoi transferimin e Harry Maguire nga Leicester City për 87 milionë Euro. Kjo shumë e shpenzuar e bën mbrojtësin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.

Transferimi i Maguire kalon atë të Virgil van Dijk për të cilin Liverpool pagoi thuajse 85 milionë Euro për ta marrë nga Southampton në Janar të 2018. Harry Maguire firmosi për 6 vjet me Manchester United.

“Kur United të thërret është një mundësi e jashtëzakonshme. Jam entuziast dhe pres me padurim që të luaj”.

Mbrojtësi i cili luan prej 2017 me përfaqësuesen e Anglisë, debutoi në Premier League me Hull City në sezonin 2014-2015. Me aktivizmin te Leicester City vlera e tij në merkato u rrit në mënyrë graduale dhe tani është një rekord.

Tv Klan