Ulsi Manja thotë se ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor përmirësojnë sistemin zgjedhor. Në studion e “Opinion” ai shprehet se sistemi proporcional rajonal me koalicione të përbëra, që aplikonte vendi ynë deri më tani, deformonte vullnetin e zgjedhësve.

“Çështja e pragut, çështja e koalicioneve parazgjedhore, sipas Kodit të Praktikave të Mira të Çështjeve Zgjedhore të Venecias, apo të deklaratës së Kopenhagenit nuk janë elementë themelorë të të drejtës zgjedhore. Elementë themelorë të të drejtës zgjedhore, janë sistemi zgjedhor, zona zgjedhore dhe administrimi i procesit zgjedhor. Asnjë nga këto 3 elementë themelorë të një sistemi zgjedhor demokratik, nuk janë prekur as me ndryshimet e 30 Korrikut, as me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndryshimet u bënë sepse sistemi proporcional rajonal që kishim, me koalicione të përbëra, në formatin që ishin kishte elementë të deformimi të vullnetit të zgjedhësve dhe krijonte pabarazi vote. Rastet konkrete në Shqipëri mjafton t’i referohemi zgjedhove të 2017-s ku u aplikua për herë të parë për shkak të marrëveshjes së 17 Majit, ku secila parti garoi nën siglën e et, vetëm 4 parti arritën ta kalonin pragun rajonal që ne kishim, 3 përqind. Ndërkohë që elementët korrigjues të sistemit që ne kemi adaptuar me Kodin që u votua sot, sigurisht që e kemi përmirësuar sistemin”.

I pyetur se përse këto ndryshime u votuan pa opozitën, Manja tha: “Sepse Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim zgjodhën të braktisin parlamentin dhe të bëhen opozitë jashtë parlamentare”./tvklan.al