Manjola Nallbani: Më hidhnin qepë dhe limon në sy që të qaja


Manjola Nallbani: Më hidhnin qepë dhe limon në sy që të qaja

11:37 16/09/2020

E ftuar në emisionin “Aromë Dreke” në Tv Klan ka qenë këngëtarja e njohur Manjola Nallbani e cila së bashku me kuzhinierin e njohur Arvin Kita kanë gatuar një recetë shumë të shijshme, qofte me oktapod.

Gjatë emisionit këngëtarja ka kujtuar edhe një moment nga rinia e saj kur po xhironte një skenë në filmin “Rikonstruksioni”. Ajo mbate para fytyrës qepë ose regjisori i hidhte lëng limoni për të qarë, por sërish e kishte të pamundur.

Manjola Nallbani: Qepa më kujton gjithmonë një moment, kur duhet të xhiroja një skenë në filmin “Rikonstruksioni”, isha shumë e vogël. E kisha interpretuar disa herë atë moment edhe qaja, e bëja shumë mirë. Ditën që duhet të xhironim tamam ishte aq ftohtë sa na kishin ngrirë të tëra, nuk dilte loti për qamet. Vjen regjizori më hedh limon e qepë tek sytë, unë hiç fare dhe sa herë që shikoj qepë dhe limon kujtoj atë moment, unë si një sallatë jeshile e miksuar me qepë e limon.

Arvin Kita: Filmi “Rikonstruksioni” është realizuar në fund të viteve ’80, ka qenë një ide super inovative dhe thyerje e tabuve, moda e veshjeve, flokëve, batutave, dashurinë e dy të rinjve e Manjolës dhe Erion Mustafaraj. /tvklan.al





Të ngjashme