Marjana Kondi e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka rrëfyer gjatë për jetën e saj private dhe profesionale. Ajo ka folur edhe për marrëdhënien e veçantë që ka me bashkëshortin e saj Tanin dhe dashurinë e madhe që ndjen për të. Aktorja ka treguar se ka qenë shumë xheloze për të dhe nuk e merrte fare parasysh faktin se ajo shkonte në turne me aktore burra dhe që luante gjithë natën bixhoz majë krevatit me Agim Bajkon, Xhevin dhe Vaso Vangjelin.

“Ka qenë një dashuri në plazh, ku shikoheshim, duheshim. Rrinim me shoqërinë time, nuk bëheshim me krem, e mbanim në trup kripën sepse thoshim që na bën mirë kripa. Dilnim në atë xhiron e famshme të detit, çfarë kryevepre, ajo natë e bukur dhe kur shikoja Tanin sikur shikoja botën. Dhe derisa e kurorëzim këtë dashuri kaq të bukur dhe të vërtetë dhe nuk ka dalë ndonjë njeri tjetër që të ketë qenë më i mirë sesa Tani. Tani i ka bërë studimet në Gjermani në ‘89-ën, dhe kur u kthyem u bë dhe më i bukur.

Unë kam patur një lloj xhelozie dhe kur u kthyem, kujtoja sikur të gjitha femrat e donin dhe kur hyja në zyrën e tij më dukeshe sikur të gjitha femrat po bënin diçka me të. Unë e hapja derën në mënyrë demonstrative që të kapa dhe ai që po shkruante në kompjuter me dorë, ikë. Vitore Sallaku ka patur një meritë shumë të madhe që më fliste shpesh për këtë gjë që nuk duhet të jem xheloze sepse unë me Agim Bajkon, me Xhevon, me Vaso Vangjelin nëpër turnera unë me këta rrija majë krevatit gjithë natën duke luajtur bixhoz.

Vitorja më thotë moj Mariana ti sa mirë qenke xheloze, ti vetë kur ikim turne se Skënderi merte dhe Vitoren, e hapte derën dhe më thoshte moj ç’më rri majë krevatit, a je xheloze për Tanin, shi si rri ti me burrat. Jo i thoja unë, unë jam shumë mirë, atë kam hall”, është shprehur Marjana.

Marjana tregon se Tani e ka dashur shumë atë dhe nuk ishte xheloz, xhelozonte në fshehtësi. Ajo tregon se Vitore Sallaku e ka ndihmuar që të mos jetë më xheloze për Tanin. /tvklan.al