Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Për këtë vizitë ai ka marrë leje nga institucionet e Kosovës.

Lajmin për klankosova.tv, e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme.

Bëhet e ditur se ai bashkë me sekretarin e Presidentit serb, Nikola Selakoviç do të qëndrojnë në Mitrovicën Veriore ku do të takohen me përfaqësues të Listës Serbe.