Masa të reja për 2 javë, çfarë do të ndodhë nëse infektimet nuk ulen



Masa të reja për 2 javë, çfarë do të ndodhë nëse infektimet nuk ulen

22:41 10/02/2021

Duke nisur nga dita e enjte, në vendin tonë hyjnë në fuqi masat e reja antiCovid, që parashikojnë kufizimin e lëvizjes nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, mbylljen e bizneseve përgjatë këtij fashë orari, si dhe mësim online për shkollat e mesme në qarqet me risk të lartë.

Këto masa të prezantuara këtë të mërkurë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve do të jenë në fuqi për 2 javë. Por çfarë do të ndodhë pas këtij dy javëshi. A rrezikojmë të shkojmë në masa më strikte në ditët në vijim, nëse numri i infektimeve nuk ulet?

Në një lidhje me emisionin “Opinion”, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha gjithçka do të varet në zbatimin ose jo të këtyre masave përgjatë kësaj kohe.

“Masat do të qëndrojnë 14 ditë, këto dy javë do të jenë javë vendimtare dhe ndaj kërkohet nga të gjithë një sakrificë. Janë dy javë, kur zinxhirit të infeksionit duhet t’i vëmë përballë zinxhirin e solidaritetit mes nesh. Zbatimi i masave, të atyre që kemi patur dhe atyre që fillojnë nesër, duke filluar nga orari i kufizimit në orën 8 të darkës deri në 6 të mëngjesit, nga kufizimi i bareve-restoranteve… Zbatimi i masave në dy javët e ardhshme dhe mënyra sesi ne do të reagojmë në këto dy javë do të jenë përcaktuese nëse do të kemi një shtrëngim të mëtejshëm, apo do të kemi një lehtësim të tyre”, tha Manastirliu./tvklan.al







Të ngjashme