Shumica të mitur, ose nën moshën 20 vjeç

Këtë të dielë, 17 persona të arrestuar në protestën e ditës së shtunë në Tiranë dolën para gjykatës.

Gjykata ka lënë në qeli 3 prej tyre. Për 5 është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” dhe për 9 të tjerë “detyrim paraqitje”.

Nga 9 personat e liruar, 3 ishin të mitur.

Në fakt shumica e personave të ndaluar janë të mitur ose të moshës deri në 20 vjeç. Numri i lartë i të shoqëruarve dhe të arrestuarve, ka bërë që të gjitha komisariatet e Tiranës të mos kenë vende të lira.

Tv Klan