Kylian Mbappe po bën historinë e futbollit në Francë. Sulmuesi i Paris Saint Germain, i cili ende nuk i ka mbushur 20 vjeç, realizoi të dielën 4 nga 5 golat e fitores së ekipit të tij me Lyon.

Mbappe i realizoi brenda 13 minutave, duke u bërë i vetmi në historinë e Ligue 1 që arrin diçka të tillë. Ai është lojtari më i ri në fushë që shënon 4 gola brenda të njëjtit takim në kampionatin francez në 45 sezonet e fundit.

Deri më tani djaloshi francez numëron 8 gola dhe 3 asiste në këtë sezon të Ligue 1. Në të njëjtën kuotë është edhe Neymar, duke u kthyer në më rezultativët në 5 kampionatet më të rëndësishëm në Europë.

Falë këtyre lojtarëve Paris Saint Germain ka vetëm fitore pas 9 javësh kampionat i shkëputur me 8 pikë më shumë se ndjekësit në krye të rënditjes.

Tv Klan