Mbërrijnë dhe 67,860 doza Pfizer në Shqipëri


Mbërrijnë dhe 67,860 doza Pfizer në Shqipëri

21:33 26/07/2021

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbrëmjen e sotme se në Shqipëri kanë mbërritur dhe 67,860 doza të vaksinës Pfizer në aeroportin  “Nënë Tereza”.

Kreu i qeverisë bën me dije se kjo sasi e vaksinave Pfizer është sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian.

Gjithsej që nga fillimi i procesit të vaksinimit në vend kanë mbërritur  1,679,410 doza vaksinash anti-Covid.

Ndërkohë në të gjithë vendin deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime./tvklan.al






Të ngjashme