Ornela prej 4 vitesh jeton në Itali dhe ajo ka kërkuar ndihmën e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, për t’i bërë një suprizë gjyshit të saj. Përmes një lidhje Skype, ajo rrëfeu se gjyshja e saj gjithmonë kishte pasur dëshirë të ishte pjesë e programit, por krejt papritur ajo u sëmur dhe ndërroi jetë.

Kjo është arsyeja që sa është në kohë të suprizojë gjyshin dhe gjyshen që ajo ka në Shqipëri. Ornela rrëfeu se vëllai i saj ka emrin e xhaxhait që ka vdekur, por gjyshja asnjëherë nuk e ka thirrur në emër, por i ka gjetur atij një pseudonim.

Ardit Gjebrea: Ornela më trego nga si të lindi ideja për t’i bërë një mesazh gjyshit tënd?

Ornela: Më lindi kjo ide se pikërisht këtu në shtëpinë time në Venezia, më vdiq nëna, domethënë një vit më përpara, duke ardhur në Itali, pati një trombozë në kokë. Dëshira e madhe e saj ishte: ah sikur të më çonit njëherë tek zoti Ardit, sepse ishte shumë mund të them, e dashuruar pas teje të betohem. Ne i thoshim do të çojmë atje, por iku krejt papritur brenda një jave, u sëmur dhe vdiq, pikërisht këtu në shtëpinë time. Një ditë duke menduar duke parë mesazhet thashë duhet ta bëj këtë gjë patjetër sa jam në kohë, t’i shkruaj ndoshta ma marrin në konsideratë, nënës dhe gjyshit. Sepse edhe ata të shohin çdo të diel “Ka një mesazh për ty”, “Shihemi në gjyq”, “Telebingo”, blejnë dhe bileta në emrin tonë, në emrin e djalit tim, të Landit. Se ai ka një histori që ndoshta do ta tregojë vetë, ose do ta them edhe unë. Ka pikërisht emrin e djalit të nënës që ka vdekur, në nder të xhaxhait, babi im i ka venë emrin Rolandit, domethënë emrin e xhaxhait e ka Rolandi.

Ardit Gjebrea: Dhe të kesh jetë të gjatë!

Rolandi: Faleminderit!

Ornela: Por nëna ka dhe një diçka tjetër, këtu e 20 vite asnjëherë nuk i ka thirrur Rolandit në emër, i ka gjetur një pseudonim dhe i thotë gjithmonë Laku. Nuk arrin edhe sot e kësaj dite, edhe kur i flet në kamera nuk arrin t’i thërrasë në emër.

Ardit Gjebrea: E nuk ka dhimbje më të madhe për një prind, se kur e shikon që i ikën fëmija. Me siguri ka dashur ta evitojë këtë pjesën dhe prandaj i thërret Laku./tvklan.al