Seanca e ndërmjetësimit sot në “Shihemi në gjyq” në Tv Klan vendosi përballë njëra-tjetrës tezen dhe mbesën e saj. Ato janë një një konflikt prej disa vitesh dhe shkak për këtë është bërë një shtëpi. Mbesa Delvina ka përjetuar një situatë të vështirë psikologjike në shtëpinë ku banonte me familjen e saj në Gramsh. Jetesa në atë banesë ishte e pamundur, prandaj ajo kërkoi nga tezja e saj ndihmë për t’i gjetur një shtëpi.

Tezja me bashkëshortin e saj i gjeti një shtëpi dhe Delvina pa u menduar gjatë e bleu atë, pa e ditur se pronari i asaj shtëpie e kishte në proces gjyqësor. Prej 7 vitesh, Delvina është në gjyqe për çështjen e shtëpisë dhe sipas saj gjendja aktuale është më e vështirë se ajo e kaluara.

Sot, ajo e ka thirrur tezen e saj për t’i kërkuar llogari, për shtëpinë që ajo i sugjeroi sepse sipas saj tezja Barije është fajtore për situatën me të cilën po përballet.

Delvina: Këtu në këtë seancë kam sjellë tezen time sepse unë tezes sime i kam kërkuar ndihmë, në 2013. Kisha shtëpi, isha me qira në qytetin Gramsh. Në ato shtëpi unë nuk mundesha të jetoja, kam kaluar…

Eni Çobani: Keni kaluar shumë tensione. Delvina ka rënë nga kati i tretë i atij pallati, pikërisht në këtë moment depresiv që ka kaluar për shkak të konflikteve të rënda familjare, prandaj ky apartament nuk ishte më për të.

Delvina: Kërkova ndihmë tek tezja, të gjente një shtëpi private, nga ai siklet. Bashkim Latifi që e kishte këtë shtëpi që e bleva unë, ti teze në atë moment…

Barije: Kjo mbesa ime më qau hallin, siç i ndodhi aksidenti. Më qau hallin: Teze tha nuk rri dot më, jam në mes të rrugës, nuk rri dot në këtë shtëpi, rrinte jashtë.

Eni Çobani: Nga frika, nga tmerri.

Barije: Dhe unë bashkë me burrin tim pamë shpalljet që shisnin shtëpinë, kjo nuk donte më në qytet, donte në fshat, shtëpi private. Na zuri syri shtëpinë private, e lexova ermin kush e shiste, e shiste Bashkim Latifi. E dija se e njihte burri im shumë mire atë. I vajtëm me burrin i thamë: I shet shtëpinë? E shes tha. Vajta tek Delvina dhe ia prezantova, i thashë shet filani shtëpi, vazhdo vetë tani. Ç’faj i kam unë kësaj mbesës sime?

Delvina: Teze ato shtëpi ishin me probleme.

Barije: Po ku e dija unë o Delvinë!

Delvina: Unë vajta i dhashë lekët, Bashkim Latifi ishte në proces gjyqësor.

Barije: Ku e dija unë që ishin me probleme. Të lutem Delvinë, po më fut në sherr me burrin, po më fut në sherr me kalamajtë, më ke larguar kalamajtë.

Delvina: Unë nuk e dija, e mora banesën, hodha lekët.

Barije: Çfarë të bëj unë tani?

Eni Çobani: Po ju e çuat zonja Barije apo jo? Ju e njihnit zotin Bashkim dhe njeriu kur ofron të blejë një banesë duhet ta pyesë ka probleme kjo banesë apo jo?

Barije: Po në ëndërr m’u shfaq mua, që ka probleme apo jo? Ku më vinte mua mendja ta pyesja. Ç’faj i kam unë në këtë mes mbesës sime që më ka thirrur?

Delvina: Teze ti më fute akoma në konflikt me burrin dhe me kalamajtë, se unë nuk rrija dot aty, doja shtëpi private.

Barije: Hyra në sherr me burrin tim!

Delvina: Ti je shkaktare se kërkova ndihmë tek ti, të besova si teze. Unë jam në proces gjyqësor me të.

Barije: Po ku e dija unë? Të lutem, bëju zonja e vetes tani, se unë nuk të ndihmoj dot më, nuk mundem më. Nuk mundem dot se të kam ndenjur nga mbrapa, fëmijët më marrin në telefon dhe më thonë do shikosh babin dhe veten tënde tani, se unë jam invalide. Nuk vij dot më mbrapa teje, më vjen shumë keq.

Delvina: A mendon për ata fëmijët e mi ti? Ti teze më çove akoma më keq, më keq seç isha.

Barije: Unë kujtova se do më kërkoje falje këtu, se unë nuk të vij më mbrapa, dili zot vetes vetë tani.

Eni Çobani: Zonja Barije ju sapo thatë se erdhët në këtë seancë me kushtin që Delvina t’ju kërkojë falje, por falje për çfarë?

Barije: Po falje se po më fut në sherr me burrin dhe fëmijët. Tani e tutje të më lësh rehat, se unë tani nuk të vij më mbrapa./tvklan.al